Vendosni fjalën kyçe....

Avioni ushtarak rrëzohet mbi det, piloti spanjoll shpëton mrekullisht (Video)


Pushuesit në bregdetin spanjoll panë të tmerruar sesi një avion ushtarak u rrëzua duke rëë në pikiatë, por fatmirësisht piloti arriti të dilte nga mjeti ajror në rënie duke shpëtuar.

Avioni C-101 i ushtrisë spanjolle po zhvillonte stërvitje rutinë pranë La Manga në Murcia kur, rreth orës 09:40 të mëngjesit, me orën lokale, avioni i rrëzua duke rënë në det. Për fat të mirë piloti arriti të dilte e të hidhej me katapultë duke shpëtuar.

Shkaku i përplasjes mbetet i paqartë por avioni C-101 raportohet se ishte duke u pilotuar nga një instruktor nga akademia lokale e forcave ajrore në kohën e incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *