Vendosni fjalën kyçe....

I vunë flakën arës, digjet rrjeti elektrik në Fier


Digjet rrjeti i furnizimit me energji elektrike në fshatin Shën Pjetër, në Fier. Dyshohet se disa persona i kanë vënë flakën një are për ta pastruar pas korrjes së grurit, mirëpo zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur të gjithë rrjetin elektrik. 

Zjarri ka rënë në orën 10:15 dhe OSHEE u detyrua të stakojë energjinë elektrike, sepse zjarri ka shkrirë kabllot elektrike.

Ende nuk dihet kush janë autorët, por policia ka nisur hetimet.

Vijon…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *