Vendosni fjalën kyçe....

Vendi përfshihet nga zjarret, tjetë vatër e madhe në Roskovec


Një tjetër zjarr ka nisur para tre orësh ë një zonë me ullishte në Roskovec. Bëhet fjalë për një zjarr të përmasave të konsiderueshme në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.

Banorët po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore në pritje të forcave zjarrfikëse nga Patosi.

Më herët gjatë ditës, janë krijuar disa vatra zjarri në disa zona të vendit. Më serioze paraqitet situate në Shëngjin, ku rrezikohen edhe banesat përret.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristulit, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.

Po ashtu edhe bashkia e Tiranës ka dërguar një pjesë të stafit të vet të zjarrfikësve në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *