Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Vorës i përgjigjet akuzave të PD-së: Po më sulmojnë politikisht


Pas kërkesës së Partisë Demokratike për të nisur verifikimet për Agim Kajmakun, vjen një reagim nga ky i fundit.

Në një prononcim për “News 24”, Kajmaku mohoi akuzat e PD-së ndaj tij se është arrestuar dhe dëbuar nga Greqia.

Ai e konsideron këtë një sulm  politik ndaj tij.

 “Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD, ku pretendohet se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjësi ligjore dhe morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qënë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publikë që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshtarit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara.”– janë fjalët e kryebashkiakut të Vorës.

PD dorëzoi sot një kërkesë në Prokurori ku i kërkonte organit të akuzës të niste procesin e verifikimit të Kajmakut, pasi kishte informacione se ai ka qenë i arrestuar dhe i dënuar më parë në Greqi.

Nuk jepen detaje të ndalimit të Kajmakut në shtetin fqinj, por sipas PD-së kryebashkiaku aktual i Vorës nuk ka udhëtuar prej 12 vitesh drejt shtetit Helen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *