Vendosni fjalën kyçe....

Përplas motorin me kamionin, shqiptari humb jetën


Një shqiptar ka humbur jetën në rrethana tragjike ditën e sotme në bulevardin buzë detit në Voula.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.40, ku një kamion dhe një motor u përfshinë në një aksident trafikut në kryqëzimin midis rrugëve Karmanli dhe Zefyrou.

Sipas mediave greke, drejtuesi i motorit ishte me shpejtësi të lartë në rrugën bregdetare kur u përplas nga një kamion në komunën Varis-Voula-Vouliagmeni.

Drejtuesi i kamionit komunal tha se motoristi ishte me shpejtësi të lartë dhe ai nuk mundi ta shmangte, pasi ky i fundit nuk mbante kaskë mbi kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *