Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi përplas motoçikletën, humb jetën 55-vjeçari në Farkë


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një 55-vjeçar i cili udhëtonte me motoçikletë është përplasur nga një autobus.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në Farkë. Drejtuesi i motoçikletës, 55-vjeçari me inicialet Sh.S ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S”, thotë policia.

Sakaq, drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P.  L është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *