Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te mbikalimi i Patokut, humb jetën gruaja 54-vjeçare


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”.

Këmbësorja 54-vjeçare me inicialet A.M nga Mirdita, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës në momentin kur është përplasur. Ajo ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *