Vendosni fjalën kyçe....

Informatori i postës amerikane pranon se u urdhërua të ndryshojë datën e fletëve të votimit – Video


Një informator anonim që punon me Shërbimin Postar në Miçigan ka pretenduar se mbikëqyrësi i tij i urdhëroi transportuesit e postës për të vënë në fletët e votimit datë më të re edhe pse ato ishin dërguar më vonë sesa afati i përcaktuar, zbuloi Project Veritas.

Transportuesi i vetëdeklaruar i postës – zëri dhe identiteti i të cilit janë maskuar nga operacioni i JOF-së konservatore – pretendoi se ai dhe kolegët e tij kishin marrë udhëzim për të ‘mbledhur çdo fletë votimi që gjenin në kuti postare’, kuti mbledhjeje dhe ‘postë gjenerale’ të mërkurën dhe për t’i ndarë ato duke u vënë vulën e një dite më parë. Ai e bëri pohimin në një intervistë me Project Veritas postuar të mërkurën në mbrëmje.

Fletëvotimet e marra nga qarkullimi i përgjithshëm i postës u vendosën më pas në ‘çanta ekspres’ për t’u dërguar ‘kudo që të duhej të shkonin’ pasi ishin vulosur, pretendoi informatori. Sipas ligjit të Miçiganit, fletët e votimit me postë duhet të shënohen deri në orën 8 pasdite në Ditën e Zgjedhjeve – të martën e kaluar – në mënyrë që të numërohen në zgjedhjet e vitit 2020.

Informatori pretendoi se ai punonte për degën Barlow të zyrës postare të Traverse City dhe se ai gjithashtu kishte folur me një transportues në një degë tjetër që ‘shikonte postën, ku fletët e votimit ishin vulosur me datën e një dite m parë’. Normalisht, ‘do të ishin nëpunësit që do ta bënin atë në qendrën e shpërndarjes’, shtoi ai.

Themeluesi i Projektit Veritas, James O’Keeffe thuhet se e telefonoi mbikëqyrësin e informatorit, Jonathon Clarke – njeriu që gjoja u tha punonjësve të ndanin fletëvotimet – për të pyetur për porosinë. Sidoqoftë, nuk është e qartë se pala tjetër ishte në të vërtetë Clarke.

O’Keeffe më vonë pretendoi se një ‘Agjent Special brenda Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm për USPS’ kishte kontaktuar organizatën e tij pasi kishte parë intervistën e tij me informatorin dhe tha se ishte ‘duke vlerësuar nëse një hetim është i përshtatshëm’.

Fushata e Presidentit Donald Trump ngriti një proces gjyqësor kundër Miçiganin mbi pretendimet e keqpërdorimeve elektorale të mërkurën, duke akuzuar Sekretaren e Shtetit, Jocelyn Benson, se po lejonte që fletët e votimit që mungojnë të numërohen pa një ekip vëzhguesish dy-partiakë. Fushata ka ngritur disa procese gjyqësore ndërsa numërimi i votave është grumbulluar në favor të demokratit Joe Biden.

Xheorxhia u urdhërua të ndajë votat e mbërritjes me vonesë të mërkurën në mbrëmje pasi një vëzhgues republikan i sondazheve pretendoi të kishte parë 53 vota të shënuara me vonesë të përziera me fletëvotimet legjitime.

Djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr. e shpërndau menjëherë historinë, duke pyetur pse Departamenti i Drejtësisë nuk po e hetonte këtë çështje. Presidenti Trump ka denoncuar votimin me postë si manipulativ për muaj me radhë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *