Vendosni fjalën kyçe....

I shkon pas mesnate në banesë dhe e ther me thikë, arrestohet i dyshuari në Kamëz


Një 68-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shkuar me thikë në banesën e një tjetri dhe e ka plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të mëngjesit. I plagosuri me inicialet F.L, 56-vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz  dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës  menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”  “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit  F.L,  56 vjeç, dhe pas një konflikti  për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë).

Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *