Vendosni fjalën kyçe....

Ndotja ekologjike në Zharrëz, ambientalistet: Alarmante, një vit më parë denoncuam mbetjet


Një prej gropave ekologjike pranë sektorit nr .7-të në zonën naftëmbajtese të Zharrëzës, gjatë pesë ditëve të fundit është mbushur me derdhje hidrokarbure duke e kthyer në një bombë ekologjike për zonën dhe banorët e saj.

Sipas ambientalistëve kjo gropë është pa leje mjedisore dhe jashtë kushteve teknike, përcjell Ballkanweb.

Edhe pse ata denoncuan pranë institucioneve që një vit më parë kompaninë Albpetrol kur në këtë gropë u depozituan 320 tonë mbetje hidrokarbure ende nuk është marrë asnjë masë për mbetjet që vijojnë të depozitohen duke rrezikuar kontaminimin e tokave bujqësore dhe ujërat nëntokësore që kanë lidhje me puset e ujit të pijshëm.

Në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës ekzistojnë 4 gropa ekologjike nga të cilat gropa pranë sektori 7 vijon të jetë pa leje mjedisore pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të banoreve dhe ambientalisteve.