Vendosni fjalën kyçe....

Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së: Jam i hapur ndaj çdo hetimi, ngjan me një gjyq politik


I zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës nga votimet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri është përgjigjur ndaj akuzave të PD-së se është dëbuar nga Italia disa vite më parë.

Për Pjetrin, PD kërkoi edhe verifikim nga prokuroria për veprimet e tij në Itali lidhur edhe me dëbimit të pretenduar prej tyre.

Pjetri është shprehur ditën e sotme se është i hapur ndaj çdo hetimi, por sulmet e PD-së sipas tij ngjajnë me një gjyq publik.

“Kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim, kam thënë se jam mëse i hapur për çdo hetim. Shkresa e PD është në Prokurori të Përgjithshme dhe priten verifikimet. Jam mëse i hapur për çdo verifikim. Ky më shumë ngjan me një gjyq publik.

Asgjë dhe askush nuk na ndal për të punuar për Bashkinë Shkodër dhe për qytetarët. Në Itali kam shkuar disa herë, por nuk kam pas asnjë problem. Sa i përket akuzave, shkresa është në Prokurori. Duhet të presim përfundimet dhe të flasim”, ka thënë Pjetri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *