Vendosni fjalën kyçe....

Skandali në Maqedoninë e Veriut, Prokurorja Speciale dyshohet për ryshfetin 1.5 milionë euro (Video)


Gazeta italiane ‘La Verita’ ka publikuar sot pjesën e parë të video-përgjimeve ku implikohet edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Në videon e publikuar shihet biznesmeni Bojan Jovanovski-Boki 13 i cili largohet me njëë çantë me euro duke dalë nga shtëpia e biznesmenit Jordan Orce Kamcev.

Një material audio tjetër tregon sesi Boki 13 e siguron biznesmenit Kamcev se prokuroja speciale Katica Janeva nuk do i përdorë provat ligjore që ka në dorë kundër Kamcevit dhe do e lejojë të dalë nga arresti në shtëpi.

Në pjesën e parë të video-përgjimeve siç shkruan media italiane, tregohen prova të qarta kundër Janevas, që përfshihet në një skandal korrupsioni e ryshfeti.

Boki 13 njihet si një bashkëpunëtor i afërt i Janevës dhe me ndërhyrjen e kësaj të fundit premton të ndihmojë një biznesmen që akuzohej për akuzat për pastrim parash për të cilat akuzohej.

Dialogu Boki 13Kamcev

Boki 13: Do lirohesh të hënën.

Kamcev: Mirë.

Boki 13: Maksimumi të martën. Gjykata Supreme do të lirojë.

Kamcev: Supremja? Çështja nuk mund të shkojë në Gjykatën Supreme të hënën.

Boki 13: Do shkojë, Prokurorja Speciale nuk do i përdorë mjetet ligjore të jashtëzakonshme, nuk do bëjë asgjë.

Kamcev: Po Gjykata e Apelit?

Boki 13: Epo me siguri, Gjykata e Apelit do e mohojë kërkesën tuaj. Ju do ta apeloni këtë vendim, do të jeni gati. Ju do ta apeloni në Gjykatën Supreme si gjykatë të shkallës së dytë. Këshilli do të veprojë automatikisht, Katica Janeva nuk do të përdorë asnjë masë ligjore të jashtëzakonshme që mund të shtyjë vendimin, dhe deri të hënën ose të martën do të jesh i lirë.

Një zë tjetër femër dëgjohet në sfond duke rënë dakord me atë që diskutohet. Regjistrimet dyshohet se janë bërë në shkurt të vitit 2019.

Videoja tregon çantën e eurove, përfshirë kartëmonedha 500 dhe 50 euro të paketuara. Ajo tregon gjithashtu Boki 13 dhe bashkëpunëtorin e tij Zoran Mileski – Zoki Kicheec duke lënë shtëpinë e Kamcevit, me Kicheec që mbante çantën.

“Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë, asaj drejtësie që pretendohet me zë të lartë nga Brukseli. Në ditët në vijim ne do publikojmë dokumente shokuese të cilat sinqerisht shpresoj do e ndihmojnë Maqedoninë të gjejë rrugën drejt një demokracie funksionale”, shkruan gazetari laris Gaiser në faqen e tij në ‘Facebook’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e English.Republika.mk


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *