Vendosni fjalën kyçe....

SHBA paralajmëron Turqinë: Çdo ndërhyrje në Siri e papranueshme


Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper, tha të martën se çdo operacion turk në veri të Sirisë do të ishte ‘i papranueshëm’ dhe Uashingtoni do të parandalonte ndërhyrjet e njëanshme, raporton ‘Reuters’.

Presidenti turk Erdogan tha të dielën se Turqia, e cila tashmë ka një terren në veriperëndim të Sirisë, do të kryejë një operacion ushtarak në një zonë të kontrolluar nga kurdët në lindje të Eufratit në veri të Sirisë.

“Ne besojmë se çdo veprim i njëanshëm nga Turqia do të ishte i papranueshëm,” u tha Esper gazetarëve në Tokio.

“Ajo që ne do të bëjmë është të parandalojmë ndërhyrjet e njëanshme,” tha Esper.

SDF, e cila përfshin milicinë kurde të YPG, ka marrë nën kontroll katër vitet e fundit pjesën më të madhe të Sirisë verilindore nga militantët e Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS). Ankaraja e sheh YPG-në si një organizatë terroriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *