Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Roskoveci: Pseudobashkiakët e rinj bandë për të vjedhur Shqipërinë


Kreu i Partisë Demokratike në një takim me strukturat në Roskovec u ndal për të folur edhe për lëvizjet e tij politike si djegia e mandateve apo edhe mospjesëmarrja në zgjedhje duke përsëritur arsyet që e çuan të merrte këtë vendim.

Sipas Bashës, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte fasadë e maskaradës së qeverisë.

Ne nuk mund të vazhdonim të ishim fasadë e maskaradës  ku vidhej nga mëngjesi deri në darkë buxheti i shtetit, ku përdorej parlamenti si leckë për të kaluar ligje vetëm për të vjedhur, si ligji për Teatrin apo ligji për Milot- Balldre dhe dhjetëra ligje të tjera. Dhe çfarë parlamenti! Një parlament i dalë, siç e di sot gjithë bota nga përgjimet e BILD, Deutsche Welle apo Zëri i Amerikës, jo nga vota e njerëzve, por me përfshirjen e drejtpërdrejtë të grupeve kriminale”-tha Basha

Basha gjithashtu komentoi edhe kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit duke i quajtur një bandë kriminelësh.

“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:

Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën,” tha Basha

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *