Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi me armë babë e bir në Pustec, ndalohet 27-vjeçari


Një person është arrestuar në Korçë teksa u konfliktuar për motive të dobëta me dy banorë.

Shtetasi me iniciale N.S. 27-vjeç kanosi me pistoletë sportive N.S. 43 vjeç dhe të birin e tij 16-vjeçar D.S. në fshatin Liqenas të Pustecit.

Agresori u largua më pak me makinë, por u ndalua nga forcat e rendit. Nga kontrolli i ushtruar në makinë iu gjet një pistoletë sportive, të cilën e mbante pa leje dhe një krehër me fishekë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vetëgjyqësisë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Kanosjes”.

Njoftimi i Policisë:

Konfliktohet me dy shtetas dhe i kanos ata me një armë tip pistoletë sportive, të cilën e posedonte pa leje, por arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet e sekuestrua, pistoleta sportive dhe një krëhër me fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.B, 27 vjeç, banues në Bilisht.

Ditën e djeshme në fshatin Liqenas, Pustec, shtetasi i mësipërm është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit N.S, 43 vjeç dhe shtetasin D.S, 15 vjeç, banues në Liqenas, (atë e bir), ku gjatë konfliktit shtetasi M.B, dyshohet se i ka kanosur të dy këta shtetas me një armë sportive tip pistoletë dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit në lidhje me këtë ngjarje, u vunë në ndjekje të tij dhe e lokalizuan 27-vjeçarin me mjetin e tij në qytetin e Korçës, ku nga kontrolli fizik dhe kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë sportive tip pistoletë, me një krëhër me fishekë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *