Vendosni fjalën kyçe....

Piloti fatlum ul avionin e prishur në rrugë, një hollësi shmang tragjedinë (Video)


Një pilot mendjehollë u detyrua të bënte një ulje urgjente në një rrugë të mbushur me trafik këtë javë, duke mos plagosur mrekullisht askënd dhe duke mos shkaktuar dëme. Edhe më çuditërisht, i gjithë episodi u kap në një kamera policie.

Sipas ‘Uashington State Patrol’, avioni me një motor KR2 zbriti në një autostradë të ngjeshur në qytetin Parkland, në jug të Tacoma, të enjten pasdite.

Piloti arriti ta ulë avionin në mënyrë perfekte duke përfituar nga një çast fatlum i bllokimit të trafikut për shkak të semaforit.

Polici i shtangur që kapi manovrën e mahnitshme me kameran e tij, e ndihmoi më pas pilotin fatlum që të shtyjë aeroplanin në një parking afër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *