Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me bordurën dhe shpërthen në flakë, plagosen babai dhe dy fëmijët


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën e Gjirit të Lalëzit. Mësohet se një makinë është përplasur me bordurën në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit dhe më pas ka marrë flakë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit me inicialet B.K, 53 vjeç dhe dy fëmijët e tij.

“Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *