Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në festivalin në SHBA, humbin jetët 3 persona plagosen 15 të tjerë


Tre persona mbetën të vrarë dhe 15 të plagosur nga të shtënat në një festival ushqimi në Kaliforni, sipas policisë lokale.

Person i armatosur u qëllua për vdekje nga policia, edhe pse është e paqartë nëse ka një të dyshuar të dytë.

Festivali i hudhrave Gilroy ishte gati të mbaronte të dielën në mbrëmje, kur filluan të shtënat.

Ishte “një burrë i bardhë rreth të ’30-ve duke gjuajtur me  pushkë”, tha dëshmitarja okulare Julissa Contreras për NBC.

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi njerëzit që iknin nga festivali.

“Kjo nuk është asgjë e tmerrshme,” shkroi Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom në Twitter.

Presidenti i SHBA Donald Trump po ashtu shkroi përmes Twitter rreth të shtënave, duke i nxitur njerëzit të “jenë të kujdesshëm dhe të sigurt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *