Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptari u vra në paraburgimin grek nga gardianët, autoritetet e shesin si vetëvrasje”-Denoncimi


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin e një qytetari i cili njofton për një vrasje të një shqiptari në paraburgim në Greqi.

Sipas qytetarit, një familjar i tij është dhunuar nga gardianët e burgut por ata e shesin sipas tij si vetëvrasje.

Më tej qytetari digjital shton se ambasada shqiptare nuk i ka ofruar mbrojtje ligjore.

Berisha nga ana tjetër ka kërkuar që të veprojnë institucionet ndërkombëtare për të inspektuar atë që po ndodh në burgjet greke.

Postimi i plotë i Berishës:

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!

Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit eshtë vrarë nga policia e Lefsines ne Athine ne qelin e paraburgimit një njeri i yni Gani Hila nga Librazhdi dhe ambasada shqiptar nuk na përgjigjet me mbrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shqiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni ketë rast

Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thonë qe është varur vete por ka shenja je trup qe është dhunuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *