Vendosni fjalën kyçe....

Zetori përlaset me një automjet, plagosen burrë e grua në Korçë


Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:15, në aksin nacional Korçë-Pogradec. Një zetor është përplasur me një automjet në afërsi të fshatit Pirg.

Si pasojë e këtij aksidenti,  janë përfshirë në një aksident me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg. kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i zetorit me incialet M. D., dhe bashkëshortja e tij me inicialet E. D.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Korçës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

“Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg. 

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës. 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij”, njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *