Vendosni fjalën kyçe....

Interi refuzoi ofertën 50 milionëshe të Napolit për Icardin


Sipas TMW, Napoli ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për synimin e Juventusit, Mauro Icardi, por Interi ka vendosur që ta largojë atë vetëm për 80 milionë euro, një shumë që kërkohet për blerjen e sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku

Nerazzurri e ka bërë të qartë që Icardi nuk është në planet e tij dhe e ka lënë atë jashtë edhe ndeshjeve parasezonale që skuadra italiane do t’i zhvillojë në Azi.

Kështu, u mendua që pas shumë këtyre ngjarjeve vlera e Icardit ka rënë në transfere nga 110 milionë euro në afërsisht 60-70 milionë euro.

M’u për këtë Napoli ka bërë ofertën e parë formale për sulmuesin e Interit në vlerë prej 50 milionë euro, shkruan tuttomercatoweb.

Megjithatë, raporti i njëjtë thotë se Interi e ka refuzuar dhe nuk do të ulet as në negociata nëse oferta është më e vogël se 80 milionë euro.

Napoli duket se është befasuar nga ky refuzim dhe shpreson që Interi ti trajton njëjtë rivalët e tyre Juventus, të cilët thuhet se do të presin deri në fund të gushtit që ta marrin atë për 40 milionë euro.

Por, ky version tregon që Interi ka vendosur që mos ta shet Icardin për më pak sa e ka vlerën dhe shpreson që vlera e tij 80 milionë euro do të mundëson që ata ta blejnë Lukakun nga Manchester United.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *