Vendosni fjalën kyçe....

Theresa May rrit pagat për 1 milion zyrtarë para largimit të saj


Pak para largimit nga detyra të kryeministres britanike Theresa May qeveria britanike ka njoftuar rritjen e pagave të një milion zyrtarëve.

‘Mësuesit, ushtarët, mjekët dhe policët do të kenë një rritje page këtë vit më të shpejtë se inflacioni, i cili aktualisht po rritet me ritmin e 2% në vit’, njoftoi qeveria britanike.

Raportohet se rritjet do të ndryshojnë sipas profesioneve. Një mësues mesatarisht do të ketë një rritje prej 2,75% ose 1000 stërlina në vit, një drejtues i ushtrisë do të fitojë 2,9% më shumë ose 995 stërlina shtesë në vit. Policët do të fitojnë 2,5% deri në 978 stërlina më shumë në nivel vjetor dhe mjekët 1500 stërlina më shumë mesatarisht në vit.