Vendosni fjalën kyçe....

Premtuan 800 milionë euro për rindërtimin e Notre Dame por deri tani kanë dhuruar vetëm 18 milionë


Dy miliarderë francezë që kishin premtuar të dhuronin 270 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi që çatia e saj kishte marrë flakë deri tani kanë dhënë vetëm 18 milionë euro. Dhe kjo pasi që janë kritikuar publikisht.

Bernard Arnault, që është njeriu i dytë më i pasur në botë, dhe Francois Pinault, që është pronar i fir dhuruan shumën në mënyrë që restaurimi të fillojë.

Por miliarderët që premtuan edhe 490 milionë euro të tjera nuk kanë dhënë shumën e premtuar.

Zyrtari i lartë për komunikim publik për katedralen e Notre Dame, Andre Finot, ka zbuluar në fillim të muajit se ata që premtuan shuma të famshme nuk kanë paguar as edhe një cent.

Qeveria franceze këtë javë kaloi tre ligje për rikonstruktimin e objektit të famshëm.

Zjarri kishte kapluar çatinë e katedrales dhe pastaj zjarrfikësit e kishin pasur thuajse të pamundshme që të e fikin zjarrin, pasi që struktura e këtij objekti ishte e tëra prej druri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *