Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën 9 ushtarë


Nëntë ushtarë humbën jetë në Turqi pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak. Ngjarja e rëndë ndodhi në Turqinë Lindore sipas Ministrisë Kombëtare të Mbrojtjes.

“Si rezultat i aksidentit tragjik, nëntë shokët tanë që udhëtonin me helikopter humbën jetën ndërsa katër të tjerë u plagosën.” – tha ministria në një deklaratë.

Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit ‘Cougar’, i cili u ngrit nga provinca lindore e Bingolit në rrethin Tatvan në 1.55 pasdite u ndërpre në 2.25 pasdite.

Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *