Vendosni fjalën kyçe....

Operacion anti-drogë mes shqiptarëve dhe italianëve, arrestohen 17 persona


Një operacion anti-drogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm mes Italisë dhe Shqipërisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë, ndërsa karabinierët e Sasarit kanë bërë arrestimin e 17 personave, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafiave të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *