Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmës Sekretari i Shtetit vizitë zyrtare në Greqi e Maqedoninë e Veriut


Ndihmësi Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, filloi të dielën një vizitë në Greqi dhe në Maqedoninë  Veriore, e cila do të zgjasë deri të shtunën, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Reeker, një diplomat karriere, ishte ambasador në Shkup (2008-11), shkruan Ekathimerini.

Deklarata e plotë e Departamentit të Shtetit

‘Ndihmës Sekretari i Posaçëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker do të udhëtojë në Greqi dhe në Maqedoni Veriore 21-27 korrik për t’u angazhuar me përfaqësuesit e qeverisë, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit.

Në Athinë, ambasadori Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe udhëheqësit e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështje thelbësore për marrëdhëniet dypalëshe duke përfshirë tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen, stabilitetin rajonal dhe energjinë. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët me sipërmarrësit dhe udhëheqësit e biznesit. Në Selanik, Ambasadori Reeker do të takohet me udhëheqës të pushtetit lokal, fetar dhe biznes.

Në Shkup, Ambasadori Reeker do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe krerët e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështjet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ambasadori Reeker gjithashtu do të marrë pjesë në një ngjarje me studentë në Këndin Amerikan në Manastir përveç takimeve të tij me deputetët, anëtarët e partive të opozitës dhe përfaqësuesit e qeverisë lokale’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *