Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata vendos kundër Trump: Presidenti s’mund të bllokojë përdoruesit e “Twitter”-it


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, nuk mund t’i bllokojë qasjen në postimet e tij përdoruesve të “Twitter”-it, të cilët nuk pajtohen me të.

Kështu ka vendosur të martën një gjykatë federale e apelit në SHBA.

Vendimi unanim i Gjykatës së Apelit të Manhatanit rrjedh nga një padi e paraqitur nga Instituti i Amendamentit të Kalorësve në Universitetin e Kolumbias, në emër të shtatë personave që Trump i kishte bllokuar në “Twitter”, pasi i kritikuan politikat e administratës së tij.

Gjykata e Apelit mbështeti një vendim të një gjykate më të ulët të dhënë në maj të 2018-ës, ku thuhet se veprimi i presidentit shkeli Amendamentin e Parë.

“Amendamenti i Parë nuk lejon një zyrtar publik që shfrytëzon një llogari të mediave sociale për të gjitha llojet e qëllimeve zyrtare për të përjashtuar personat nga një dialog i hapur në internet, sepse ata shprehën pikëpamjet me të cilat zyrtari nuk pajtohet”, shkruan gjykatësi Barrington D. Parker në emër të  kolegjit prej tre gjyqtarësh.

Trump është përdorues aktiv i “Twitter”-it, me gati 62 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale. Gjykata i kundërshtoi avokatët e presidentit, të cilët thonin se llogaria e Trump është personale.

Por gjykatësit vunë në dukje se llogaria e presidentit është burim informacioni me interes publik dhe për këtë arsye duhet të mbahet hapur për të gjithë.

Fox” shkruan se rreth 75 përdorues janë zhbllokuar deri më tani që nga vendimi i gjykatës.

Mirëpo pas këtij vendimi, Departamenti i Drejtësisë shprehu pakënaqësi.

“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin e gjykatës dhe po hulumtojnë hapat e mundshëm që mund të merren më tej. Siç kemi argumentuar, vendimi i Presidentit Trump për të bllokuar përdoruesit nga llogaria e tij personale nuk shkel Amendamentin e Parë “, tha zëdhënësja Kelly Laco në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *