Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen tre persona


Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Korçë-Pogradec. Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja është shënuar në Vërdovë, ndërsa dy nga të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vijim policia pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *