Vendosni fjalën kyçe....

Po kalonte pushimet në Durrës, ndërron jetë turisti boshnjak


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një turist i huaj ka ndërruar jetë pasi është futur në det.

Dyshohet se 70-vjeçari me inicialet F.M me origjinë boshnjake, ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në ujë. Pushuesit e tjerë e kanë pikasur të moshuarin dhe e kanë nxjerrë në breg.

“Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

70-vjeçari nga Bosnja po kalonte pushimet e verës sëbashku me familjarët e tij në plazhin e Durrësit.

Një qytetar, dëshmitar në vendngjarje u ankua për “Hashtag.al” për vonesën e ndihmës së shpejtë.

“Përshëndetje, jam tek pista Iliria, sapo u mbyt një turist i huaj me origjinë boshnjake. Si gjithmonë mungon sistemi i ndihmës në momentin e duhur edhe pse ambulanca erdhi”, shkruan qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *