Vendosni fjalën kyçe....

“LDK-ja më ka mbyllur çdo derë”- Vjosa Osmani konfirmon se do të formojë një parti të re


Pas largimit të saj nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie tjetër në Kosovë por do të krijojë një parti të re.

Në një intervistë në “Kanal10”, Osmani pranoi se ka shumë kontradikta me tashmë me ish-partinë e saj të cilën e ka akuzuar për mosbashkëpunim dhe mosmbajtje të parimeve.

Ajo thotë se LDK tashmë i ka mbyllur çdo derë.

“Në një Kosovë që për 20 vjet ka degraduar, ku njerëzit mendojnë si të ikin, duhet ta kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy pole të kundërta. Kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, duhet të ketë një ndarje të qartë ndërmjet një grupi të njerëzish që janë kapës të shtetit dhe të njerëzve që kanë vullnet e guxim që ta largojnë kapjen e shtetit. Ky është kualifikimi i dokumenteve të BE-së për një shtet të kapjes, krimit e korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare.

LDK-ja ku jam rritur ma ka mbyllur çdo derë dhe tash ajo angazhohet në një fushatë denigruese dhe përdorin gjuhë të turpshme. Unë duhet t’i shqyrtoj mundësitë e mia për angazhim politik, por jo të aderoj në një parti tjetër, por të shikohet nëse ka mundësi të krijohet një parti e re. Nuk do të aderoj në një parti tjetër, po shikojmë drejt themelimit të një bashkimi të forcave të intelektualëve në një iniciativë qytetare”, tha Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *