Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron SHBA-në për Pavarësinë, mesazh dhe Ramës mes rreshtash


Sot amerikanët festojnë ditën e Pavarësisë dhe nga presidenti shqiptar nuk mund të mungonte një urim.

Meta shkruan se 4 korriku është rasti më i mirë për të uruar komunitetin shqiptar që jeton në SHBA dhe që po kontribuon në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.”, shkruan Meta.

Mes të tjerash, presidenti i vendit shton se ashqiptarët nëAmerikë nuk janë të lumtur me krizën politike në Shqipëri dhe bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi, duke i përcjellë kështu përmes këtij urimi dhe një mesazh të koduar kryeministrit Edi Rama.

“Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ditët e fundit, Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të reflektojë dhe të thellohet lidhur me krizën politike në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *