Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet varka në Tunizi, humbin jetën 80 emigrantë


Një tjetër tragjedi me emigrantët është regjistruar kësaj radhe në brigjet e Tunizisë.

Sipas dëshmive 80 emigrantë dyshohet të kenë humbur jetën pas përmbytjes së një varke me të cilën ata po udhëtonin drejt Evropës. Ekipit e shpëtimit kanë gjetur në det 3 persona të mbijetuar. Të pyetur nga autoritetet, emigrantët deklaruan se ishin nga Mali dhe ishin nisur nga Zuvara në Libi me destinacion vendet e Evropës.

Libia prej kohësh është kthyer në një nga pikat kryesore të nisjes së emigrantëve drejt kontinentit të vjetër. Shumë emigrantë, pjesa më e madhe nga Afrika sub-Sahariane mbahen në qendra ndalimi.

Vetëm të mërkurën nga një sulm i militantëve të gjeneralit Haftar në një kamp refugjatësh humbën jetën 53 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *