Vendosni fjalën kyçe....

Kovacic transferohet te Chelsea për 50 milionë euro


Mateo Kovacic edhe zyrtarisht është lojtar i Chelsea. Ai i ka kushtuar “Bluve të Londrës” 50 milionë euro.

Real Madridi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Mateo Kovacitit te “Blutë e Londrës”.

Kovacic sezonin e kaluar ishte i huazuar te klubi anglez, që janë të lumtur me performancat e lojtarit dhe në fund vendosën ta mbajnë në “Stamford Bridge”.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Chelsean.

“Real Madrid C. F. Dhe Chelsea FC kanë rënë dakord për transferimin e Mateo Kovacic. Klubi e falënderon Kovacicin për këto vite të përkushtimit, profesionalizmit dhe sjelljes shembullore dhe i dëshiron atij fat në aventurën e re”, shkruan klubi në sajtin zyrtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *