Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi: Procedimi im penal, vendim politik i Ramës


Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ka cilësuar procedimin penal ndaj saj si “vendim politik” të Edi Ramës.

“Procedimi penal ndaj meje është vendimi politik i Edi Ramës i cili me çdo kusht kërkon të bëjë zgjedhje komuniste. Unë veproj vetëm në bazë të ligjit.”, tha Ademi në një deklaratë për mediat.

Kujtojmë se Ademi u procedua penalisht nga policia mëngjesin e sotëm, nën akuzën se ka penguar procesin e votimit. Kjo për shkak të urdhrit të saj me shkrim, për të mbyllur 53 qendrat e votimit në pronësi të bashkisë së Shkodrës.

E pyetur nga gazetarët nëse është gati t’ja lirojë karrigen kandidatit socialist për kryetar bashkie, Ademi u përgjigj:”Sot jemi akoma më 30 qershor. Akoma nuk ka mbaruar përpjekja jonë jemi ende në orët e para të 30 qershorit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *