Vendosni fjalën kyçe....

Qull në djersë Rama nis falenderimet: Kjo është fitorja më e vështirë që mbaj mend


Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ai tha se e sotmja kishte qenë fitorja më e vështirë në karrierën e tij politike.

Në fjalën e tij Rama falenderoi përfaqësitë ndërkombëtare në vend për mbështetjen e palëkundur.

Mes politikës së forcës dhe forcës së politikës. Mes Shqipërisë së vjetër dhe fosileve të historisë të Shqipërisë që duam për të gjithë fëmijët e kësaj bote. Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi qytetaria, fitoi shpresa.

Fitoi Shqipëria e nesërme europiane. Humbi politike e së djeshmes e politikës pa din e iman. Është fitorja më e vështirë që mbaj mend. 30 qershori po ikën paqësisht.

Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë demokratike për mbështetjen e popullit shqiptar dhe të demokracisë.

Falendërojmë SHBA-në dhe ambasadës amerikane. Falenderojmë BE-në dhe delegacionit në Shqipëri. Falenderojmë delegacionin e OSBE-së.