Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, zgjedhje të lira me të kryeministër s’mund të ketë


Kreu i PD-së, Basha, tha se 85% e shqiptarëve e mohuan Ramën dhe zgjedhjet e tij moniste.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i opozitës tha se votimi i sotëm nuk ndodhte që nga rënia e komunizmit.

Ai theksoi manipulimet e shumta të zgjedhjeve ndërsa theksoi se votime e sotme treguan se me Ramën si kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

’85 për qind e votuesve të regjistruar në votimime të paligjshme moniste refuzuan sot Edi Ramën. Edi Ramën e votuan sot edhe më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Kjo ishte një ngjarje që nuk ndodhte që nga rënia e komunizmit.

Organizata socialiste vetë votonte, vetë numëronte, vetë vuloste, që edhe pse votimet ishin të brendshme ne Partinë Socialiste ato u karakterizuan nga manipulimet, kërcënimi për të marrë pjesë, përdorimi publik, votime te shumfishta nga një i njëjti person,

Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda.

E gjithë pjesëmarrja e sotme është pjesëmarrje e sektorit publik, nën kërcënimin e tyre dhe familjarëve të tyre. Ju jap fjalën se do të çliroheni shumë shpejt nga ky ankth. Do ti shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të rradhës.

Regjimi i Ramës manipulon zgjedhjet edhe kur shkon vetëm. Sot u provua se me Edi Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme’, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *