Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nesër mos dilni të votoni, sfidojeni rregjimin paqësisht


Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë një ditë para votimeve të 30 qershorit bëri thirrje që nesër të mos dalin të votojnë.

Basha gjithashtu theksoi se rrëzimi i Ramës nuk vjen duke u rrahur shqiptarët me njëri-tjetrin.

Më tej Bahs kërkoi që të shqiptarët të sfidojnë rrëgjimin në mënyrë paqësore.

Rrëzimi nuk vjen duke u rrahur shqiptarët me njëri-tjetrin. Fundi i Ramës po vjen nga braktisja që po i bëhet.ne kemi qenë parimor dhe kemi shërbyer ndaj interesit publik. Interesi qytetar ka qenë për ne mbi të gjitha. Ndryshe nga Edi Rama që për pushtet të tij do të çojë në vëllavrasje.

Mos bini pre e provokimeve për dhunë. Unë iu bëj thirrje mos të shkoni të votoni. Rezistoni. Regjimit po i vjen fundi. Sfidojeni regjimin nesër në mënyrë paqësore. Ne jemi europianë dhe sillemi si europianë. Nesër do të dallohet diferenca mes votimeve farsë dhe dinjitetin të shqiptarëve që sfidojnë regjimin. Zoti e bekoftë Shqipërinë”- deklaroi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *