Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja në Shkodër, policia shoqëron 9 punonjës


Policia ka shoqëruar 9 persona për hedhjen e molotovit në KZAZ-në Shkodër për të cilën bën me faj Partinë Demokratike.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë plagosur edhe  efektivë të rendit.

Njoftimi i policisë:

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizantë të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshirë në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.