Vendosni fjalën kyçe....

‘Meta mund të caktojë datë të re zgjedhjesh, vendimi brenda ditës’ – Dash Shehi


Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Shehi, tha pas përfundimit të takimit të partive aleate të Bashës me presidentin Meta, se ky i fundit pritet të nxjerrë një datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Shehi theksoi se zgjedhje të ligjshme me 30 qershor nuk mund të ketë, ndërsa shtoi se vendimi i Metës mund të merret mbrëmjen e sotme.

‘Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjes. Do ketë gjatë ditës diskutime dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka’, tha Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *