Vendosni fjalën kyçe....

Sasi rekord pijesh dhe ushqimesh të falsifikuara, 9 persona në pranga dhe 1 në kërkim


9 persona janë arrestuar, 22 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim për tregtimin e ushqimeve dhe pijeve nën standadet e duhura apo të falsifikuara.

Sipas Policisë së Shtetit, ky operacion është realizuar në bashkëpunim me 70 vende nga e gjithë bota, me mbështetjen e Interpol dhe Europol.

Në kuadër të operacionit të koduar “OPSON 8”, janë sekuestruar edhe mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara ose nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme.

Detajet e policisë

Policia e Shtetit pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar të koduar “OPSON 8”

Operacioni me pjesëmarrjen e më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota.

Ky operacion ndërkombëtar u mbështet nga INTERPOL dhe EUROPOL

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara.

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte..

– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”, gjithsej 30 subjekte,.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona,.

– Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona,.

– Është shpallur kërkimi për 1 person

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *