Vendosni fjalën kyçe....

Imzot Frendo Konferencë të Jashtëzakonshme për shkak të krizës politike: Kërkoni zgjidhje paqësore


Kryetari i Kishës katolike të Shqipërisë imzot Xhorxh Frendo, ka dalë sot në një konferencë të Jashtëzakonshme për mediat, për shkak të përshkallëzimit të krizës politike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Frendo u bëri thirrje politikanëve të mos përçajnë shqiptarët, por përkundrazi, të gjejnë një zgjidhje paqësore. Ai paralajmëroi se e keqja mund të çojë një një të keqe më të madhe, prandaj u kërkoi palëve të harrojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Do të lexoj apelin që bëjmë ne si Ipeshqvi katolike. Do ta lexoj në emër të Ky është një apel kushtuar politikanëve. Edhe njëherë ju drejtohemi juve që zëri ynë të gjejë jehonë në zemret tuaja. Jemi të vetëdijshëm për situatën kritike në vend. Sidomos gjatë ditëve të fundit kemi lexuar shkrime të shumë personave. Këta mendojnë se situata do të përkeqësohet në vendin tonë. Si na ka mësuar historia, në të ardhmen do iu bëjë përgjegjës për dëmtim që i keni shkaktuar atdheut.

Në emër të Zotit, ne katolikët iu lutemi të dhuroni dashuri ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke na treguar se me vendosmëri të kërkoni zgjidhje paqësore për këtë situatë. Nuk duam që e keqja të na çojë në të keqe më të madhe. Nuk mund të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë. Nuk ka paqe të vërtetë nëse nuk ndërtohet mbi drejtësinë. Harroni sulmet ndaj njëri-tjetrit. Duajini Shqipërinë më shumë se partitë. Shumica e popullit tonë kërkon prej jush vullnet, që të mos shkojmë në humnerë vdekjeprurëse. Hapni kapitull të ri në politikë. Besimet fetare kanë harmoni, e politika nuk duhet të përçajë popullin shqiptar. Zoti iu dhëntë guxim për të gjetur rrugën e drejtë dhe të paqes”, Imzot Xhorxh Frendo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *