Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Morinë, përplaset kamioni, plagoset një person


Aksident i rëndë pranë Doganës së Morinës.

Një kamion është përplasur me trafik-ndarësen, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Kamioni me targa Kosove është përplasur me trafik-ndarësen.

Drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kamioni me targa Kosove ishte duke transportuar qymyr.

Drejtuesi është transportuar me urgjencë drejtë spitalit të Kukësit ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *