Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha nga Prokuroria: Arsyeja e vetme pse jam këtu është t’ju shpërqendroj ju


Basha u paraqit sot në Prokurori për çështjen e kontratave të lobimit në SHBA.

“Arsyeja e vetme pse jam sot përpara jush, është që të shërbej si shpërqendirm për ju dhe qytetarët për skandalet që kanë plasur.

Kjo është arsyeja e vetme.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, që nga 25 maji kur isha unë këtu për herë të fundit. Kjo sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës. U njoha me akuzën që nuk është akuzë, sepse s’ka asnjë fakt, asnjë provë. S’ka falsifikim dokumentesh, s’ka asnjë transaksion parash, nuk ka asnjë rus të vetëm. Më thirrën t’ju shpërnqendroj ju nga skandalet që kanë shpërthyer e që do plasin nesër nga “Bild” që demostrojnë ku  e ka katandisur shtetin Edi Rama.

Nuk e kishin gati dosjen, sepse s’kanë dosje.

Nuk ka asgjë. Ah, ka diçka ndryshe. Është “Bild”. Herën e parë më thirrën kur plasi skandali i Tahirit, më thirrën kur plasi skandali i Agron Xhafajt, skandali i Rrahman Rrajës, skandali i Dakos, dhe kjo është hera e pestë. Në mos gaboj më kanë thirrur dhe për Toyota Yaris.

Është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës. Kështu që të dashur gazetarë ju uroj një ditë të mbarë.

Atë ditë nuk zbatuan ligjin. Kishin një plan që unë të shpërqednroj qyttetarët nga skandalet e “Bild”, por unë besoj se ky mision do të dështojë.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *