Vendosni fjalën kyçe....

Rama entuziast për lajmin nga Europa: Pozitiv vendimi i Ministrave të Jashtëm në rrugën drejt çeljes së negociatave


Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së të cilët kaluan rekomandimin e Komisionit Evropian te kryetarët e shteteve për marrjen e një vendimi për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama e quan pozitiv këtë lajm, duke sulmuar edhe një herë opozitën dhe aksionin e saj politik.

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”-deklaroi Rama.