Vendosni fjalën kyçe....

UEFA zëvendëson Skënderbeun me Laçin në Europa League ende pa dalë vendimi i CAS


UEFA publikoi ditën e sotme, ndarjen në grupe për vazot e shortit në raundin e parë eliminator në Europa League.

Sipas rregullores, nga Kategoria Superiore do të luanin Kukësi, fitues i Kupës së Republikës dhe vendi i dytë në kampionat, Teuta e vendit të tretë, si dhe Skënderbeu, që i vendit të katërt, duke qenë se Kukësi kishte fituar edhe Kupën.

Por, vendi i Skënderbeut i kalon Laçit, dhe UEFA kishte renditur Laçin, në grupin 9, duke lënë kështu jashtë korçarët. Gjithsesi, në shpjegimin e procedurave që do të ndiqen në hedhjen e shortit, UEFA bën edhe një lajmërim, ku shprehet: “Rezultatet e shortit janë të përkohshme, dhe janë subjekt i përfundimeve të hetimeve që vazhdojmë dhe/apo procedurave ligjore, si dhe konfirmimit përfundimtar nga UEFA”.

Kështu, edhe pse Skënderbeu nuk përmendet në mënyrë direkte, korçarët do të jenë pjesë e shortit, nëse në KAS fitojnë gjyqin me UEFA-n, dhe heqin pezullimin 10-vjeçar për të mos marrë pjesë në kupat e Europës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *