Vendosni fjalën kyçe....

Turbulenca në avionin e linjës Prishtinë-Bazel, lëndohen 10 persona (VIDEO)


10 persona janë lënduar pasi avioni që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel, pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Incidenti është raportuar nga portali gjerman “20 Minuten”, i cili ka publikuar edhe videon nga ngjarja. Zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell ka pranuar se incidenti ka ndodhur dhe se avioni që kishte në bord 121 pasagjerë, u ul në pistë në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Por ajo nuk ka mundur të tregojë për shkaqet e dëmtimit të aeroplanit.

Një dëshmitar ka thënë për “20 minuten” se nga turbulencat e forta, edhe karriget kanë dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Në një nga videot e publikuara, tregohet një burrë nga Kosova që mundohet ta qetësojë gruan e tij duke i thënë “Lutju Allahut”.

Zotëria, i cili është njëri nga dhjetë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit, ka deklaruar se në avion u krijua një situatë kaotike, ku të gjithë qanin dhe bërtisnin: “Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *