Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi letër Policisë, kërkon mbështetje për lirimin e KZAZ-ve


Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar policisë përmes një shkrese zyrtare, të mbështesë bashkinë për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta, që anulon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Në letrën e saj, kryebashkiakja Voltana Ademi thekson se policia duhet të jetë prezente dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit.

Bashkia ka kërkuar lirimin e ambienteve të këtyre KZAZ-ve:

KZAZ -Nr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
KZAZ- Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder. 
KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *