Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia Kukës nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit, kërkon lirimin e ambjenteve nga KZAZ-ja


Bashkia Kukës kërkon zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu ka kërkuar lirim e ambienteve të zëna nga KZAZ-ja.

Ai i drejtohet me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, ku është vendosur KZAZ-ja numër 11.

Kryebashkiaku kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm të ambienteve të palestrës sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”.

“Gjithashtu kërkojmë heqjen e listave të përditësuara të zgjedhjeve të publikuar dhe afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe para universitare me administrim dhe pronësi të bashkisë së Kukësit”,thuhet në kërkesën e Shehut drejtuar KQZ-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *