Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të bashkuar ia dolëm të frenonim zgjedhjet false


Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur ditën e sotme lidhur me ngjarjet dhe situatën politike në vend si dhe për të diskutuar vijimin pas anulimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklarauar se objektivi kryesor i partisë është largimi i Ramës, pasi vetëm kështu mund të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën“, u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se “gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal një partiak është meritë e drejtpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike”.

Gjithashtu, Basha ka theksuar se nuk do ketë zgjedhje pa dekret Presidencial.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fals, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *