Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet i riu në Tiranë


Policia ka arrestuar 22-vjeçarin që dyshohet për plagosjen e bashkëmoshatarit të tij të premten në në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë.

Sotiraq Perçini dhe i riu me iniciale E.K u konfliktuan të premten pranë komisariatit nr.2, në Tiranë kur ky i fundit e qëlloi 25-vjeçarin Perçini me thikë.

Perçini mori dy goditje në të dyja anë e kraharorit dhe u dërgua menjëherë në spital.

“E. K., banues në Tiranë më datë 07.06.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë.

 22-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *